Mesfushori anglez Kobbie Mainoo mund të largohet nga Manchester United këtë verë, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Manchester Evening News”. Për lojtarin kanë shfaqur interes disa skuadra.
Lojtari 19-vjecar, produkt i Akademisë së “djajve të kuq” ende nuk ka gjetur asnjë marrëveshje me klubin për zgjatjen e kontratës, e cila skadon në vitin 2027 (opsion për ta shtyrë edhe një vit).
Bisedimet mes palëve kanë nisur që në mars 2024 por ende asnjë marrëveshje nuk është arritur. Gjithsesi, mediat deklarojnë se ato janë ende duke vijuar. Kostoja e një largimi të mundshëm pritet të shkojë në 55 milionë euro.
Mesfushori është jashtë fushës që nga 7 shkurti për shkak të një dëmtimi muskulor, por është afër rikthimit pas pushimit ndërkombëtar. Ai pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Amorim që këtë fundjavë.
The post Manchester United gati të heqë dorë nga një tjetër talent, synon të arkëtojë 55 milionë nga 19-vjeçari appeared first on Telesport.
