Edhe pse Barcelona i ka ofruar rinovimin e kontratës me pagë të njëjtë, Frenkie De Jong ende nuk ka vendosur nëse do vazhdojë bashkëpunimin me katalanasit ose jo. Duke qenë në këtë mëdyshje, për mesfushorin holandez kanë filluar të vijnë ofertat e parë dhe janë vërtet të majme.

Për të ka interes nga disa klube të mëdha, por PSG është i vetmi ekip deri tani që ka një propozim konkret për De Jong. Klubi parizien ofron 100 milionë euro për kartonin e holandezit dhe sigurisht një rrogë më të madhe se ajo që merr aktualisht te Barcelona.

Luis Enrique e konsideron holandezin një lojtar kyç për të forcuar mesfushën dhe për të formuar një treshe elitare përkrah Joao Neves dhe Vitinhas.

Nga ana tjetër, Barcelona nuk do të heq dorë lehtë nga një prej lojtarëve kryesor dhe shumë i rëndësishëm për skemat e Flick, por edhe shifra 100 milionë euro është e vështirë të refuzohet duke parë mëdyshjen e holandezit për të rinovuar.

The post Mesfusha e Barcelonës në rrezik, vjen oferta 100 milionë euro për yllin e katalanasve appeared first on Telesport.