Tani vendimi është përfundimtar. Skandali “Calciopoli” nuk e ka ndryshuar renditjen e kampionatit italian 2004-2005. Siç raporton edicioni i sotëm i “Tuttosport”, përgjigja, e cila vjen pas 20 vitesh nga hetimi që tronditi futbollin italian, është dhënë nga Gjykata e Lartë e Kasacionit (Seksioni III Civil, urdhëresa nr. 6116), e cila u shpreh më 7 mars. Ky vendim iu jep fund përfundimisht mosmarrëveshjeve ligjore të nisura nga Bologna, Brescia dhe ish-presidenti i klubit kuqeblu, Francesco Gazzoni Frascara.

Këto klube kontestonin vendimet e atij kampionati, ku Bologna, bashkë me Brescia dhe Atalanta ranë nga kategoria në fund të sezonit, që pa Juventusin të shpallej kampion. Një titull që më pas iu hoq. Më vonë, pronarët e rinj të Bologna e tërhoqën ankesën, por beteja ligjore u vazhdua nga “Victoria 2000”, kompania që kontrollonte klubin në atë kohë.

Ja çfarë thuhet në vendimin e Kasacionit: “Është e rëndësishme të theksohet se shoqëria ‘Victoria 2000’ nuk është shqetësuar aspak për të kundërshtuar rindërtimin e fakteve të bërë nga gjykata e mëparshme. Ngjarjet e mashtrimit sportiv të konstatuara nuk kishin shkaktuar, në praktikë, asnjë ndryshim domethënës në renditjen përfundimtare”.

The post Kasacioni jep vendimin përfundimtar: “Calciopoli” nuk e ka ndryshuar renditjen e Serie A, sezoni 2004-2005 appeared first on Telesport.