Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 32-të në Abissnet Superiore. E turpshme ajo që ka ndodhur në Korçë. Dinamo në mënyrë të habitshme zgjedh të luajë me formacionin e dytë sot, duke nënkuptuar kthimin e nderit që Skënderbeu i bëri në Kupë, ku “Blutë” siguruan biletën për në gjysmëfinale edhe pse ndeshja e parë ishte fituar 2-0 nga korçarët.

Përsa i përket takimit të sotëm, Dinamo gjen golin e para me Qardakun në minutën e 9-të. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për “Blutë”. “Spektakli” i vendasve nis në pjesën e dytë, ku shënojnë 4 gola, fillimisht me Ardit Nikaj në minutën e 55-të, dhe më pas tre gola nga Saleh Nasr në minutat 62′, 69′ dhe 80′.

Në “Arenën e Demave”, Partiani fitoi 1-0 ndaj Laçit, falë golit të Eleke në minutën e 40-të. Skënder Gega e nis me këmbë të mbarë aventurën e tij të dytë në krye të “Demave”.

Në orën 20:00, në “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Teutën. ndërsa dy ndeshjet e mbetura do të luhen nesër, Bylis-Egnatia dhe Elbasani-Tirana.

The post Abissnet Superiore: Estradë në Korçë, Dinamo i kthen Skënderbeut nderin e Kupës! Gega e nis me këmbë të mbarë te Partizani appeared first on Telesport.