Napoli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kryendeshjen e javës së 30-të në Serie A, atë ndaj Milan, e cila po luhet në këto momente në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Vendasit shënuan që në minutën e parë, pas një topi të marrë nga Di Lorenzo, Politano tregon aftësitë e tij sulmuese duke kaluar mbrojtësit e Milan dhe dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Napolit i duhet me patjetër fitorja sot për të ruajtur diferencën 3 pikë të Interit, i cili fitoi pak më parë 2-1 ndaj Udineses, ndërsa Milan duket se pret të mbyllë sezonin sa më parë, pasi nuk ka më asnjë objektiv të mbetur në lojë.

The post Napoli e nis “flakë” ndaj Milanit, supergol i Politano (video) appeared first on Telesport.