Sot në orën 19:00 në “Shtëpinë e Futbollit” u hodh shorti i finaleve të Kampionatit Europian U-17, një ngjarje historike për vendin tonë. Ky turne madhor që do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor, do të mirëpresë tetë ekipet kombëtare U-17 më të mira të Europës.
8 ekipet finaliste të këtij edicioni janë: Shqipëria (e cila do jetë në grupin A duke qenë vendi mikpritës), Gjermania, Franca, Portugalia, Çekia, Belgjika, Anglia dhe Italia.
Pas përzierjes së goglave, u përcaktuan ekipet e ndara në dy grupe.
Grupi A: Shqipëria, Francë, Gjermani, Portugali
Grupi B: Itali, Belgjikë, Angli, Çeki
Në këtë event morën pjesë zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të ekipeve pjesëmarrëse, ambasadorët e kampionatit europian, si edhe figura të rëndësishme të politikës, futbollit shqiptar dhe njerëz me profil publik.
The post Hidhet shorti për Euro 2025 për U-17, Shqipëria mëson kundërshtarët appeared first on Telesport.
