Thomas Müller vërtet është milioner, por në korrik do të ketë nevojë për një punë të re. Sulmuesi gjerman pritet të largohet nga Bayern pas 17 vitesh.

Bastian Schweinsteiger, shoku i vjetër i skuadrës në vitet e arta të bavarezëve, i ka propozuar publikisht një opsion pune.

Ai është president i Kings League, një ligë futbolli e profilit të ulët e themeluar nga Gerard Pique. “Për mua, rëndësi ka cila është dëshira e radhës që ka vetë Thomas. Ai vendos”.

“Nuk mund t’i jap dot këshilla, por nëse ka qejf, do ta ftoja në Kings League. I dashur Thomas, të them publikisht se do ta gjej një vend për ty”, ka thënë Schweinsteiger.

The post Müller largohet nga Bayern, Schweinsteiger i gjen punë të re: “Do ta gjej një vend për ty” appeared first on Telesport.