Pushimet jashtë vendit janë luks për Qeverinë dhe përfundimisht nuk do të përfshihen në llogaritjet për shportën mesatare konsumuese të qeverisë. A do të llogaritet kostoja e të paktën një pushimi shtatëditor në Dojran, që është përfshirë në shportën minimale të Sindikatës? Zëvendësministri i Ekonomisë, Risteski, pa përgjigje konkrete.

“Mesatarja jonë sigurisht që nuk do të përdorë mallra akcize si alkool, cigare apo pushime jashtë vendit në llogaritjet , sepse ne i konsiderojmë ato një luks. Askush nuk e shkurton shkuarjen në pushim, por gjithsesi mendoj se dalja jashtë vendit për pushime është diçka që çdo qytetar në Republikën e Maqedonisë mund ta përballojë apo jo, varësisht nga standardi, standardi personal dhe mundësitë e tij, por besojmë se nuk është një nga të dhënat që duhet të përfshihen në llogaritjen e shportës mesatare konsumuese”, tha Marjan Risteski, zv.ministër i Ekonomisë dhe punës.

Shporta mesatare e konsumit është gati dhe do të publikohet javën e ardhshme. Dhe deri në fund të këtij muaji duhet të kalojë edhe në Këshillin Ekonomik Social. Ajo që dihet është se në vend të një familje me katër anëtarë, do të jetë për një familje me tre anëtarë. Nuk do të ketë vend për mallrat e akcizës, si cigare dhe alkool dhe për fruta e perime jashtë sezonit. Risteski nuk tregon detaje. Ai thotë se shportat deri më tani ishin të destinuara për të bërë politikë, ndërsa e reja do të mbronte standardin jetësor të qytetarëve.

Ekonomistët mendojnë se ajo duhet të dalë nga të dhënat zyrtare të Entit shtetëror për statistikë.

“Shporta konsumuese duhet të krijohet në mënyrë strukturore në bazë të statistikës zyrtare. Statistika zyrtare është në Entin e Statistikës dhe duhet të dalë prej atje”, shtoi Risteski.

Risteski nuk zbulon detaje nëse do të ketë bizele të konservuara apo të ngrira, kanaçe Nescafe 200 gramësh apo nëse qytetarët munden edhe pa këtë, nëse do të pinë 13 litra qumësht apo më pak.

Ndryshe, ndryshime në shportë ka kërkuar personalisht kryeministri Mickoski, pas këshillit ekonomiko-social, i cili u mbajt në shkurt, sepse në shportën e Sindikatës kishte produkte të çuditshme. Ai personalisht në janar nuk ka ngrënë fruta si qershi, kajsi apo pjeshk dhe nuk ka pirë as një kanaçe 250 gramësh Nescafe. Për ministren e Financave Koçoska, bizelet ishin kontroverse –pse të jenë të konservuara e jo të ngrira? Por edhe 13 litra qumësht në muaj – sepse ajo nuk shpenzonte aq shumë.
Enti Shtetëror i Statistikave u ndal me publikimin e shportës në vitin 2011. Që atëherë, LSM llogarit shportë minimale sindikale.