Bayern Munich dhe Borussia Dortmund po përballen në “Allianz Arena” në klasiken e Gjermanisë, e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës.

Të dyja ekipet vijnë nga humbjet në mesjavë në Champions, por nëse bavarezët kanë ende shanse për të përmbysur humbjen, një gjë e tillë vështirë se mund të thuhet për verdhezinjtë.

Ndërsa në Bundesligë, Bayern duhet të jetë më i motivuar pas hapit fals të Leverkusen, që barazoi pa gola në shtëpi ndaj Union Berlin. Dortmund kërkon pikët për të siguruar një vend për në Kupat e Europës për sezonin e ri.

Përsa i përket takimit të sotëm, pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë. Me fillimin e pjesës së dytë, Dortmund zhbllokoi rezultatin falë golit të Maximilian Beier. 22-vjeçari shënoi me kokë pas krosimit të Reyerson. SHIKOGOLIN

Bavarezët nuk u dorëzuan dhe përmbysën shifrat Brenda 3 minutave, fillimisht me Guerreiro në minutën e 65-të dhe më pas golin e dytë me Serge Gnabry në minutën e 68-të. SHIKOGOLIN

The post VIDEO: Bayern përmbys Dortmundin për 3 minuta në klasiken e Gjermanisë appeared first on Telesport.