Alexander-Arnold duket vetëm fillimi i gjuetisë së Real Madridit në skuadrën e Liverpool.

Sikur të mos mjaftonte mbrojtësi anglez, i cili në verë do të transferohet me parametra zero në Madrid, klubi madrilen ka interes edhe për mesfushorin e Liverpool, Alexis Mac Allister.

Lajmi është mjaft serioz, i raportuar nga e përditshmja spanjolle Marca. 26-vjeçari argjentinas konsiderohet lojtar i përshtatshëm për skemat e Los Blancos.

Këtë sezon, ai ka luajtur në 44 ndeshje, ku numëron 6 gola dhe 4 asiste. Kampion bote, i ri dhe teknik – ky lojtar i ka të gjitha.

The post Real Madrid nis gjuetinë në Premier League, kërkon kampionin e botës appeared first on Telesport.