Barcelona ruan avantazhin prej 4 pikësh karshi Real Madrid në ndeshjet e javës së fundit. Katalanasit fituan 1-0 ndaj Leganes, një sukses i vështirë për skuadrën e trajnerit Hansi Flick.
“Jam shumë krenar për atë që ekipi im ka bërë në këto javë dhe muaj të fundit. Tri pikët janë të rëndësishme në çdo ndeshje. Ndonjëherë mendon se ndeshjet janë si ato mes Dortmund dhe Atlético… por jo”, tha Flick.
“Ka ndeshje shumë të vështira, ndaj jam shumë krenar për ekipin dhe mbi të gjitha për mënyrën se si u mbrojtën. Nuk më interesojnë se çfarë bëjnë rivalët, ne duhet të shikojmë veten tonë”, tha trajneri gjerman.
Më tej, Flick tha: “Tani duhet të rikuperojmë për Champions, kjo është e rëndësishme. Do të udhëtojmë në Dortmund dhe duhet të jemi gati. Lojtarët duhet të rikuperohen më shumë, por ne nuk mund ta kontrollojmë këtë”.
“Të gjithë kanë bërë një hap përpara këtë vit. Ne vuajtëm në fillim të nëntorit dhe, pas pushimit të Krishtlindjeve, gjithçka ndryshoi. Çelësi ishte humbja kundër Atletico. Ne humbëm, por luajtëm shumë mirë dhe me atë besim e filluam vitin”, tha Flick.
The post Flick: Pas Krishtlindjeve sezoni i Barcelonës ndryshoi, gati për këtë fundsezon appeared first on Telesport.
