Barcelona është ende e interesuar për mbrojtësin e Bayer Leverkusen, Jonathan Tah. Gjermani në verë mund të transferohet me parametra zero, sepse është në fund të kontratës me “Aspirinat”.
Qendërmbrojtësi i kombëtares gjermane nuk do të rinovojë në “Bay Arena” dhe po kërkon skuadër të re.
Hansi Flick e pëlqen shumë Tah dhe e njeh nga afër. Deri para disa javësh, u përfol se Barcelona nuk kishte vend për të në skuadër, por situata ka ndryshuar.
Barcelona po e ndjek me vëmendje situatën e lojtarit dhe pritet t’i bëjë një ofertë në fillim të muajit maj.
The post Barcelona ndryshon mendje, bën gati një ofertë për mbrojtësin që kushton… zero euro appeared first on Telesport.
