Gary Neville ka sulmuar ashpër disa lojtarë të Manchester United, duke i akuzuar për mungesë profesionalizmi dhe zbuluar se ata kanë tallur Michael Carrick për muaj të tërë. “E kanë provokuar dhe tallur për muaj me radhë. Ai nuk do të fliste kurrë publikisht për këtë, sepse ka klas, por unë mund t’i them gjërat në vend të tij. I shoh lojtarët me neveri, disa madje me përbuzje”, – deklaroi ish-kapiteni i Manchester United për “Sky Sports UK”.

Neville kritikoi edhe mënyrën e jetesës së disa futbollistëve, duke thënë se nuk flenë në orarin e duhur, nuk ushqehen siç duhet dhe nuk e përjetojnë klubin me përkushtimin e nevojshëm. “Disa prej tyre janë askushi, por fama iu ka hipur në kokë”, – shtoi ai.

Ish-mbrojtësi u ndal edhe te Bruno Fernandes, duke vënë në dyshim se çfarë mund të thuhet në dhomat e zhveshjes, pasi kapiteni kritikoi trajnerin pas humbjes 4-1 ndaj Como-s.

Ndërkohë, Manchester United pësoi një tjetër disfatë në Premier League, 3-0 ndaj Bournemouth, duke zbritur në vendin e 16-të pas 8 javësh kampionat. Antonio Conte përmendet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës.

The post Neville shpërthen ndaj lojtarëve të Manchester UTD: E kanë tallur Carrick prej muajsh, kam neveri dhe përbuzje për ta appeared first on Telesport.