Në një intervistë për “L’Interista”, Stéphane Dalmat ka komentuar situatën aktuale të Interit: “Jam pak i shqetësuar, sepse Interi po luan shumë ndeshje. Është e vërtetë që ka një skuadër të madhe, por lodhja, fizike dhe psikologjike, po fillon të ndihet. Megjithatë, Inzaghi po e menaxhon mirë grupin dhe shoh shumë stabilitet te lojtarët. Shpresoj që Interi të fitojë në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë”.
Sa ndjehet mungesa e Thuram?
Kur mungon një si Thuram, ndjehet menjëherë. Correa nuk është në të njëjtin nivel dhe sipas mendimit tim, Arnautovic e meriton të luajë. Ai po kalon një moment të mirë, për mua duhet të jetë zgjidhja e tretë në sulmin zikaltër. Më vjen keq për Correa dhe Taremi, por nuk kanë treguar asgjë.
Si e parashikoni ndeshjen Inter-Barcelona në Champions?
Do të jetë një sfidë e bukur mes dy skuadrave të mëdha. Nga të katër ekipet gjysmëfinaliste, Barça është më e vështira. Ndeshja e parë do të jetë vendimtare për të ëndërruar finalen.
Është vetëm lodhje apo ka edhe shpërqendrim tek Interi?
Besoj se është kryesisht lodhje. Me gjithë ato ndeshje në të gjitha kompeticionet, është normale që mendja të lodhet. Të kalon nëpër mendje se, pavarësisht çfarë ke bërë deri tani, gjithçka mund të shkojë dëm.
The post Dalmat: E shoh të lodhur Interin, jam i shqetësuar për derbin e Kupës appeared first on Telesport.
