Thiago Alcantara mendon se Pedri është mesfushori më i mirë në botë i momentit. Kur e thotë një legjendë si ish-ylli i Barcelonës, Bayern dhe Liverpool, duhet dëgjuar.

Barcelona është në garë për të gjithë trofetë këtë sezon dhe protagonist kryesor ka qenë Pedri deri tani. “Pedri është një futbollist i jashtëzakonshëm”, është shprehur Thiago.

“Unë e shoh jo vetëm si mesfushorin më të mirë në botë, por një nga lojtarët më të mirë në përgjithësi, në mos më i miri në botë për momentin”, ka deklaruar spanjolli.

The post “Pedri është mesfushori më i mirë në botë, ndoshta lojtari nr. 1 i momentit” appeared first on Telesport.