Mediat angleze raportojnë se Arsenal ka vënë syrin te tre emra të mëdhenj nga Real Madridi: Rodrygo, Eduardo Camavinga dhe Arda Guler. “Topçinjtë” janë të vendosur për t’u forcuar në disa reparte për sezonin e ri, ndaj kanë filluar të eksplorojnë mundësinë e bindjes së klubit madrilen për të lënë të lirë tre lojtarët në fjalë.

Camavinga është profili që i përshtatet më së miri nevojave të mesfushës së “Topçinjve”, veçanërisht duke marrë parasysh largimet e mundshme të Jorginho dhe Partey në fund të këtij sezoni. Francezi, përveç rinisë dhe potencialit të tij, sjell shkathtësi taktike, duke e bërë atë një opsion shumë të vlefshëm.

Në sulm, klubi anglez po e mban nën vëzhgim Rodrygon, një lojtar me përvojë në fazën e sulmit dhe me cilësi të provuar, megjithëse çmimi dhe statusi i tij në Madrid e bëjnë largimin e tij të jetë i “paarrtishëm” për Arsenalin.

Emri i tretë që po ndjek klubi madrilen është Arda Güler. Vetëm 20 vjeç, lojtari turk nuk ka pasur minuta lojë në dispozicion, por talenti i tij është i pamohueshëm dhe në Londër besojnë se ai mund të lulëzojë nën drejtimin e Arteta-s. Gjithsesi, Reali mund të pranojë ndoshta huazimin e tij për një sezon, sepse klubi madrilen as që e çon në mend shitjen e tij duke ditur potencialin që ka.

The post Arsenali e “tepron”, kërkon 3 yjet e Real Madrid! Njëri duket i “paarritshëm” për “Topçinjtë” appeared first on Telesport.