Federata Spanjolle e Futbollit konfirmoi sonte për La SER se nuk ka mundësi për të ndryshuar GJYQTARËT e finales së Kupës sepse “nuk ka arsye për këtë, pavarësisht se çfarë thotë Real Madridi”. Real Madrid kishte kërkuar ndryshim ekipi arbitrar, pas konferencës së tyre sot duke protestuar ndaj klubit “merengues”. Klubi galaktik gjithashtu anuloi darkën me drejtuesit e Federatës para finales, por edhe gjithashtu fotot zyrtare dhe konferencën e shtypit zyrtare.
Real Madrid kërkon falje zyrtare nga arbitrat (pas konferencës së tyre sot) dhe gjithashtu mund të mendojnë te mos e luajnë finalen si masë esktreme.
Komunikata – “Real Madridi i konsideron deklaratat publike të bëra sot nga gjyqtarët e caktuar për Finalen e Kupës së Mbretit, e planifikuar të mbahet nesër, më 26 prill 2025, të PAPRANUESHME.
Këto protesta, të cilat çuditërisht kanë përqendruar vëmendjen në videot nga një media e mbrojtur nga liria e shprehjes, siç është Real Madrid TV – të kryera qëllimisht 24 orë më parë kundër nje ekipi pjesëmarrës në finale Kupe, demonstrojnë, edhe një herë, armiqësinë e qartë dhe të dukshme të këtyre gjyqtarëve ndaj Real Madridit.
Deklarata edhe më të habitshme, me një ton kërcënues, duke aluduar në unitetin e gjyqtarëve, u përdorën për të njoftuar masa ose veprime të supozuara që bien shumë larg parimeve të drejtësisë, objektivitetit dhe paanshmërisë që duhet të mbizotërojnë vetëm disa orë para një ngjarjeje futbolli që tërheq vëmendjen e qindra miliona njerëzve në të gjithë botën.
Duke pasur parasysh seriozitetin e asaj që ndodhi, Real Madridi shpreson që ata që janë përgjegjës për Federatën dhe organin e gjyqtarëve do të veprojnë në përputhje me rrethanat, duke miratuar masat e nevojshme për të mbrojtur prestigjin e institucioneve që ata përfaqësojnë.”
The post Federata i përgjigjet Real Madridit dhe nuk ndryshon mendje. Klubi i Perez me komunikatë shtypi, ja kërkesa e tyre appeared first on Telesport.
