“Shqipëria mund të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE brenda dy vitesh”, kështu deklaroi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos. Tutje, komisionarja tha se do të jetë dështim nëse brenda mandatit aktual të Komisionit Europian nuk pranohet asnjë vend i ri në Bashkimin Europian.

“Për ne do të jetë dështim, nëse brenda mandatit aktual të Komisionit Europian nuk arrijmë të pranojmë asnjë vend të ri në BE. Jam e bindur se mund ta pranojmë Malin e Zi, vend me të cilin kemi hapur të gjitha kapitujt dhe kemi filluar t’i mbyllim ato, një proces që mund të përfundojë deri në fund të vitit 2026. Nga pikëpamja teknike, ne mund t’i përfundojmë negociatat me Shqipërinë deri në fund të vitit 2027. Pastaj, shtetet anëtare do të vendosin nëse këto dy vende do t’i bashkohen familjes sonë evropiane”, tha Marta Kos për Radion Evropa e Lirë.