Sistemi energjetik i Maqedonisë po përballet me sfida serioze për shkak të rritjes së shpejtë të prodhimit të energjisë elektrike nga qendrat fotovoltaike. Siç zbulojnë autoritetet, gjatë fundjavës së Pashkëve situata ishte në prag të kolapsit. Teprica e energjisë elektrike nuk kishte ku të ridrejtohej, dhe mënyra e vetme për të shmangur një avari ishte shkëputja e menjëhershme e një pjese të kapaciteteve solare nga sistemi. Tani, përpara festës së ardhshme të 1 Majit, institucionet paralajmërojnë se do të ndërmarrin përsëri të njëjtat masa.