Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, tha se nuk do të marrin pjesë në votimin për kryetarin e Kuvendit në rast se edhe këtë herë propozohet një proces me votim të fshehtë.
I pyetur për qëndrimin që kanë si parti në lidhje me votimin e fshehtë, Çitkau tha se është i ngjashëm si herën e kaluar, duke lënë të kuptohet se nuk do të marrin pjesë në votim.
“I ngjashëm”, ka thënë Çitaku.
