Në “Elbasan Arena” po luhet finalja e “play-out” mes Tiranës dhe Pogradecit, për të përcaktuar ekipin që do të luajë në Superiore sezonin ardhshëm. Liqenorët vijnë në këtë finale, pasi mposhtën në play-off në Kategroinë e Parë, fillimisht 0-1 Burrelin dhe më pas po me të njëjtin rezultat Besën.
Ndërsa Tirana arriti vetëm në javën e fundit të renditej në vendin e 8-të në sezonin e rregullt të Superiores, duke përfunduar kështu në “play-out”. Sigurisht që bardheblutë vijnë si favoritë në këtë përballje, por Pogradeci ka treguar që është një kundërshtar që duhet marrë shumë seriozisht.
Në minutën e 16-të, liqenorët bëjnë një zëvendësim të detyruar. Në minutën e 22-të, Tirana i afrohet golin me Jarmouni, por goditja e sulmuesit përfundon ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 38-të Tirana do të gjente golin, ku mesfushori i bardhebluve Soler do të “tundte” rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca. Por festa e bardhebluve shkon dëm, pasi ndërhyn VAR dhe anulohet goli për faull të Geldi Micit. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.
The post Finalja e “play-out” për Superligën: Tirana-Pogradeci, ndahen në “paqe” për pjesën e parë appeared first on Telesport.
