INTER – BARCELONA
Ky do të jetë takimi i 18-të në një kompeticion të madh europian mes Interit dhe Barcelonës. Vetëm Bayern-Real Madrid (28), Juventus-Real Madrid (21) dhe Inter-Real Madrid (19) janë luajtur më shpesh në histori. Dy përballjet e fundit mes tyre kanë përfunduar 3-3, një në Champions, në tetor 2022, dhe tjetra në ndeshjen e parë të kësaj gjysmëfinaleje.

Barcelona ka fituar vetëm një nga 6 ndeshjet si mysafire ndaj Interit në Champions League (3 barazime, 2 humbje), 2-1 në dhjetor 2019. Në përgjithësi, Barça ka fituar vetëm 5 nga 24 ndeshje si mysafire në Itali (21%), përqindja më e ulët e fitoreve të saj kundër një kombi jospanjoll në këtë kompeticion.

Ndeshja e parë mes Interit dhe Barcelonës përfundoi 3-3. Vetëm tri gjysmëfinale të Champions League kanë përfunduar me 10 ose më shumë gola në total: Juventus-Monaco 6-4 (1997/98), Liverpool-Roma 7-6 (2017/18), dhe Real Madrid-Manchester City 6-5 (2021/22).

Interi synon të arrijë në finalen e tretë të Champions League (pas 2010 dhe 2023), ndërsa për Barcelonën do të ishte finalja e gjashtë (1994, 2006, 2009, 2011, 2015), duke u barazuar me Bayernin, Milanin dhe Juventusin për më shumë finale në epokën moderne të Ligës së Kampionëve, pas vetëm Real Madridit (9).

Barcelona ka shënuar 40 gola në këtë edicion të Champions-it, më shumë se çdo skuadër tjetër në një sezon që nga Bayerni më 2019/20 (43). Vetëm tri ekipe kanë shënuar më shumë se 40 gola në një sezon: Barça më 1999/2000 (45), Real Madridi më 2013/14 (41), dhe Liverpool më 2017/18 (41).

Interi është i pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions League (12 fitore, 3 barazime), seria më e gjatë e pamposhtshmërisë në shtëpi në garat europiane që nga ajo prej 27 ndeshjesh mes 1980 dhe 1987. Gjithashtu ka fituar 9 nga 11 gjysmëfinalet e fundit në shtëpi (1 barazim, 1 humbje).

Raphinha ka kontribuar në 20 gola këtë sezon në Champions (12 gola, 8 asiste). Vetëm Cristiano Ronaldo më 2013/14 (17 gola, 4 asiste) ka pasur më shumë në këtë drejtim. I vetmi që ka dhënë më shumë asiste në një sezon është Luís Figo për Barcelonën më 1999/00 (9).

Pasi kishte shënuar vetëm një gol në 39 ndeshje të para në Champions, Denzel Dumfries i Interit realizoi dopietë në ndeshjen e parë. Nëse ai ose Marcus Thuram shënojnë në kthim, do të jenë të parët që shënojnë në të dyja gjysmëfinalet për Interin që nga Giacinto Facchetti në sezonin 1966/67.

Lamine Yamal ka shënuar 5 gola në këtë Champions. Vetëm Haaland (8 më 2019/20), Mbappé (6 më 2016/17) dhe Raúl (6 më 1995/96) kanë shënuar më shumë si “adoleshentë” në një sezon. 44 goditje, 19 në kuadrat dhe 78 driblime të tij janë rekord për një “adoleshent” që nga sezoni 2003/04, sipas Opta-s.

Pedri ka realizuar 721 pasime në këtë edicion të Champions League, më shumë se çdo mesfushor spanjoll i Barcelonës që nga Busquets më 2018/19 (903). Ai ka dhënë edhe 18 pasime filtruese, që kanë prodhuar gjuajtje; më shumë se çdo lojtar tjetër që ndodhet ende në garë.

All you need to know for Arsenal's Champions League semi-final

PSG – ARSENAL
Fitorja 1-0 e PSG-së në Londër ishte e para ndonjëherë ndaj Arsenalit në 6 takime (3 barazime, 2 humbje më parë). Të dyja përballjet e mëparshme në Paris kishin përfunduar 1-1 (mars 1994, shtator 2016).

Pas një serie prej 13 ndeshjesh pa humbje në transfertë ndaj ekipeve franceze (8 fitore, 5 barazime), Arsenali i ka humbur dy të fundit në Francë: ndaj Rennes më 2019 dhe Lens më 2023.

Vetëm dy ekipe kanë arritur në finalen e Champions League pasi kanë humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale në shtëpi: Ajax kundër Panathinaikos më 1995/96 dhe Tottenham kundër Ajax më 2018/19.

PSG dhe Arsenali synojnë të arrijnë finalen e dytë në historinë e tyre në Ligën e Kampionëve: PSG më 2019/20, Arsenali më 2005/06. PSG është eliminuar vetëm një herë, nëse e ka fituar ndeshjen e parë jashtë fushe (kundër Manchester United më 2018/19), ndërsa Arsenali nuk është kualifikuar kurrë, pasi ka e humbur në shtëpi ndeshjen e parë.

PSG ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit në shtëpi, në Champions, duke shënuar 14 gola në këto 3 fitore. Megjithatë, ka humbur 2 herë në “Parc des Princes” këtë sezon (kundër Liverpool-it dhe Atlético). Vetëm më 2020/21 ka humbur 3 herë në shtëpi.

Arsenali ka fituar të katërta ndeshjet e fundit në transfertë, në Champions: nuk ka pasur kurrë 5 fitore radhazi në garat europiane.

PSG ka realizuar 150 pasime filtruese, që kalojnë mbrojtjet kundërshtare, këtë sezon në Champions, i dyti pas Bayernit (156). 25 nga këto pasime janë dhënë nga Ousmane Dembélé, më shumë se çdo lojtar tjetër.

Goli vendimtar i Dembélé në ndeshjen e parë ishte i teti për të këtë sezon në Champions. Vetëm Ibrahimovic ka shënuar më shumë në një sezon për PSG (10 më 2013/14).

Përveçse ka realizuar më shumë pasime nga të gjithë në ndeshjen e parë (50), Declan Rice ka bërë më shumë pasime që kalojnë vijën e fundit të mbrojtjes në zonën e sulmit (6). Ai është lojtari më i mirë i Arsenalit për pasime filtruese, që kanë çuar në gjuajtje (7) dhe në gola (3) këtë sezon.

João Neves i PSG-së ka realizuar 51 ndërhyrje këtë sezon në Champions, më shumë se çdo mesfushor që nga Arturo Vidal më 2014/15 (52). Ai ka kryer gjithashtu 756 presione të larta ndaj kundërshtarëve, mbi 100 më shumë se çdo lojtar tjetër në turne.

 

The post Gjithçka për finalen e madhe të Champions-it; ja çfarë thonë statistikat përpara gjysmëfinaleve të kthimit appeared first on Telesport.