Të premten, më 9 maj, në Durrës do të nisë edicioni nr.108 i Xhiros së Italisë, një prej turneve më të rëndësishëm në botë në sportin e çiklizmit.
Shqipëria do të presë tri etapat e para të këtij turneu. Pas startit në Durrës, çiklistët do të mbyllin etapën hapëse në Tiranë. Në kryeqytet do të zhvillohet edhe etapa e dytë, një kronometër individuale.
Në fund, çiklistët do të zbarkojnë në Vlorë, do të garojnë në bregdetin jonian para se të vijojnë rrugëtimin në Itali, ku dhe pas 21 etapash do të shpallet fituesi.
Ndërkohë, Tirana ishte në qendër të vëmendjes për prezantimin e këtij turneu. 180 çiklistë dhe 20 skuadra bënë prezantimin e tyre në sheshin Skënderbej, në një spektakël magjik.
Gjithçka ishte e shkëlqyer, një promovim fantastik i Tiranës dhe vendin tonë, që organizon këto tri etapa të para. Ekipet kanë edhe një ditë të fundit pushim para se të nisin aventurën në rrugët e Shqipërisë.

The post Spektakël kuqezi në Xhiron e Italisë, ekipet dhe çiklistët bëjnë prezantimin e tyre në Tiranë appeared first on Telesport.
