Sergio Conceição, trajneri i Milanit, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp pas ndeshjes Milan-Bologna, e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.
Italiano ka thënë që Milani ka një plan A dhe një plan B. A do të nevojitet një plan C për të mërkurën, finalen e Kupës së Italisë?
Duhet të përgatitim një ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Do të jetë një ndeshje ndryshe, ndoshta me disa lojtarë të ndryshëm nga të dyja skuadrat. Çdo ndeshje ka historinë e vet. Ne duhet të bëjmë diçka më mirë, sidomos duke parë çfarë nuk bëmë sonte në pjesën e parë, duke kuptuar se ku patëm vështirësi. Duhet të punojmë mbi aspektet negative, por edhe mbi ato positive. Edhe sonte, ata që hynë nga stoli e ndryshuan ndeshjen.
A do të luajë Gimenez të mërkurën?
Varet nga ajo që do të bëjë gjatë këtyre ditëve. Mua më takon të zgjedh sulmuesin ose sulmuesit.
Chukwueze, a është një opsion?
I kam në konsideratë të gjithë. Atij i duhet thënë fjalë shumë pozitive, si edhe të tjerëve që hynë nga stoli. Nuk kishte luajtur prej kohësh dhe donte t’i tregonte trajnerit që kishte gabuar që nuk e aktivizoi më herët. Është një shenjë e mirë të kesh këto dilema për formacionin titullar.
Gabbia tha se më në fund kanë arritur të të njohin…
Edhe unë tani i njoh më mirë lojtarët. Duhet kohë, kam ndryshuar jo pak gjëra. Në fillim ishte e vështirë. Ne punojmë ndryshe nga më parë. Tani ndiej që mund të punoj në shumë aspekte; e nisëm me tre mbrapa, pastaj e mbyllëm me 4-4-2. Po punojmë mbi këto gjëra. Lojtarët besojnë në atë që po bëjmë tani. U deshën disa muaj për ta ndërtuar këtë marrëdhënie shumë të sinqertë dhe shumë të drejtpërdrejtë me lojtarët. Përtej faktit që çdo ditë ka edhe nervozizëm për këtë apo atë gjë…
Çfarë të tha djali yt?
Kërkoi një autograf nga Zlatani…
Po për sezonin tjetër?
Hahahaha (qesh)…
The post Conceição, pasi mposhti Bologna: Finalja e Kupës së Italisë, histori dhe ndeshje krejt tjetër appeared first on Telesport.
