Milani ka triumfuar 3-1 përballë Bolognas në kuadër të javës së 36-të në Serie A. Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se të dyja ekipet kishin raste serioze për të shënuar.
Mirëpo, në minutën e 49-të, mysafirët kaluan në epërsi nëpërmjet Orsolinit, duke befasuar kuqezinjte. Por, Milani u kundërpërgjigj me anë të Santiago Gimenez, që shënoi në minutën e 73-të me një asistim të Christian Pulisic.
Gjashtë minuta më vonë, Pulisic shënoi golin e fitores për vendasit, duke kaluar në rolin e heroit. Fitoren e kuqezinjve e vulosi Gimenez (90+3′), duke realizuar golin e dytë personal në këtë takim. Pas javës së 36-të, dy jave pa përfunduar sezoni, Milani është në vendin e tetë me 60 pikë, ndërsa në javen e 37-të takohen me Romën.
Kurioz ishte nje moment i golit te trete te ndeshjes, teksa Florenzi qe ndodhej duke bere nxehjen ka shkuar te ngacmoje trajnerin Conceicao qe ia ka kthyer me shaka duke e kapur nga krahet dhe koka.
The post Gimenez spektakolar te Milani, por vëmendjen e kamerave e merr Conceicao-Florenzi (VIDEO) appeared first on Telesport.