Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, komentoi barazimin 2-2 ndaj Rennes në “Europa League”, duke kundërshtuar vendimin për anulimin e golit të Lucumí në fund të ndeshjes: “Arbitri ishte i mirë, por jo aq në vlerësimin e atij episodi. Më erdhi keq, sepse lojtari kishte gjithë kohën për të vendosur çfarë të bënte dhe gaboi në veprimin e tij, pa e shqetësuar askush.

“Pësuam dy gola që nuk duhej t’i pësonim, por ritmi ishte i mirë. Kemi prej kohësh një problem; nuk ndihemi rehat kur përpiqemi të fitojmë terren, pasi topi kthehet prapa. Megjithatë, këtë herë pamë përmirësim”.

Për dëmtimin e Celik, i cili u largua në pjesën e parë për shkak të një ngurtësimi muskulor, Spalletti u shpreh pesimist për rikuperimin brenda dy ditësh: “Na mungojnë ende shumë gjëra. Vazhdoj të mos fle netëve, pavarësisht se luajtëm më mirë. Nëse nuk fitoj ndeshjet, nuk jam i lumtur. Rastet përpara portës duhet t’i kërkojmë vetë, jo të presim të na dhurohen. Lojtarët reaguan mirë dhe ngritën nivelin, por të dy golat e pësuar ishin të evitueshëm”.

 

 

The post Spalletti: Luajtëm më mirë, por vazhdoj të mos fle. Arbitri ishte i mirë, por gaboi te goli i anuluar appeared first on Telesport.