Sot (11.05.2025) në ora 07.10, zyrtarët policorë nga SPB Kërçovë kanë arrestuar E.A. (48) nga fshati Srbjani i Kërçovës, për kryerjen e veprës penale “vrasje”.
Rreth orës 07:00 në Stacionin Policor Kërçovë, Emergjenca Mjekësore e Kërçovës ka raportuar se E.A. i kishte thirrur dhe i ka thënë se me sëpatë ka sulmuar prindërit e tij. Dy personat me autoambulancë janë transportuar në QK Kërçovë, ku U.A. (74), babai i autorit ka humbur jetën dhe F.A. (67), nëna e autorit, ndodhet në gjendje kritike.
E.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim penal.
“Lidhur me incidentin në rajonin e Kërçovës ku një person sulmoi prindërit e tij me sëpatë, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Kërçovës ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes së familjes në fshatin Srbjani. Janë grumbulluar gjurmë që do të jenë objekt i analizës kriminalistike. Personi është ndaluar dhe procedura do të vijojë gjatë gjithë ditës”, theksojnë nga Prokuroria Publike.
