Ndërsa presin përfundimin e sezonit, shumë ekipe kanë filluar të lëvizin në merkato. Midis këtyre është edhe Napoli i Antonio Contes, i cili po përpiqet të sjellë Kevin De Bruyne në Itali.
Mesfushori belg ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor, kur fillon edhe Kupa e Botës për Klube. Numri 17 i ekipit të Guardiolës foli për këtë dhe të ardhmen e tij në një intervistë me The Times.
Mesfushori filloi duke folur për garën që do të fillojë në qershor: “Nuk ka asnjë kuptim sepse duhet të kujdesem për veten time.” Pastaj shtoi: “Nëse lëndohem, çfarë do të ndodhë? Askush nuk do të kujdeset për mua në atë pikë. Kështu që ka shumë të ngjarë që të mos luaj më.”
De Bruyne vazhdoi, duke folur për të ardhmen e tij: “Kur je 20 vjeç dhe merr një vendim, është më e lehtë. Mund të transferohesh në një vend tjetër dhe nuk është problem, por unë dua të marr vendimin më të mirë që është i mirë për fëmijët e mi, për gruan time, për shkollën, për jetën, për të gjitha ato gjëra për të cilat duhet të mendosh për një minutë.”
Mesfushori belg përfundoi: “E ardhmja në Evropë apo jo? Varet nga të gjithë këta faktorë. Nuk dua të vihem nën presion nga askush.”
The post De Bruyne: “Nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube, nëse lëndohem kush do të kujdeset për mua?” appeared first on Telesport.
