Në qytetin e Shkodrës, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Gjimnastikës për grupmosha të ndryshme, për djem e vajza. Një event që u zhvillua në palestrën e shkollës Edith Durham, ku morën pjesë edhe drejtuesit e këtij sporti, presidenti i Federatës dhe sekretari i përgjithshëm.

Federata Shqiptare e Gjimnastikës, organizatore e këtij eventi mjaft të këndshëm, përzgjodhi qytetin verior për shkak se Shkodra është këtë vit Qyteti Europian i Sportit. Ndaj aty do të zhvillohen edhe eventet e tjera të këtij sporti për këtë vit.

Në këtë kampionat ishin të pranishëm rreth 100 fëmijë të grupmoshave të ndryshme, nga 7 deri në 16 vjeç, që konkurruan fort mes tyre për trofe dhe medalje. Një pjesëmarrje e tillë tregon qartë për rritjen e masivizimit të sportit të gjimnastikës në vendin tonë.

Edhe numri i ekipeve që morën pjesë ishte i lartë: Nga Shkodra, Korça, Berati si dhe disa skuadra nga kryeqyteti (, që e mbushën plot palestrën sportive.

Një event me nivel të kënaqshëm, emocione dhe rivalitet, që mblodhi shumë spektatorë vendës dhe nga rrethet. Garat u zhvilluan në grupmoshat 7-8 vjeç, 9-10 vjeç, 11-12 vjeç, 13-14 vjeç, 14-15 vjeç dhe mbi 16 vjeç, në disiplinat e traut, kërcimeve dhe ushtrimeve të lira artistike.

Fitueset 7-8 vjeç (vajza)

1.Enesa Sulaj (Gjimnastik Xheni)

2.Lea Qerimaj (Sky 07)

3.Hera Mustafa (Sky 07)

Renditja ekipore: Gjimnastik Xheni 133.8 pikë, Sky 07 131.6 pikë, OlimPark AL 88.2 pikë.

Fitueset 9-10 vjeç (vajza)

1.Maria Zefi (Gjimnastika)

2.Amatia Lleshi (Gjimnastika)

3.Nadia Daci (Gjimnastik Xheni)

Renditja ekipore: Gjimnastika 163.54 pikë, Tomori 69.3 pikë, Barleti 65.6 pikë.

Fitueset 11-12 vjeç (vajza)

1.Merili Islami (Gjimnastika)

2.Mishela Bitanji (Gjimnastika)

3.Viktoria Simoni (Gjimnastika)

Renditja ekipore: Gjimnastika 134.7 pikë, Gjimnastik Xheni 91.5 pikë, Skënderbeu 49.2 pikë.

Fitueset 13-14 vjeç (vajza)

1.Klea Marku (Gjimnastika)

2.Silja Muhameti (Tomori)

3.Ilenia Sevdari (Tomori)

Renditja ekipore: Tomori 120.2 pikë

Fituese +15 vjeç (vajza)

1.Gresa Dragoni (Gjimnastika)

2.Orkida Gjoka (Barleti)

3.Françeska Kodra (Skënderbeu)

Fitues 8-9 vjeç (djem)

1.Darling Lamaj (Tomori)

2.Noed Valeshnja (Tomori)

3.Devis Ndoja (Gjimnastika)

Fitues 14-15 vjeç (djem)

1.Dion Muçogllava (Tomori)

2.Eduart Zefi (Gjimnastika)

Fitues +16 vjeç (djem)

1.Destan Mera (Skënderbeu)

2.Kristi Tacelli (Skënderbeu)

The post Zhvillohet në Shkodër kampionati i gjimnastikës: Emocione, masivitet dhe rivalitet, ja fituesit e vitit 2025 appeared first on Telesport.