Bayern e ka gati transferimin e parë të merkatos së verës. Madje, mund të zyrtarizohet para Kampionatit Botëror të klubeve.

Gazetari i Sky, Florian Plettenberg, raporton se Jonathan Tah ka pranuar ofertën e klubit bavarez dhe firma e tij është çështje ditësh.

Mbrojtësi i Bayer Leverkusen është në fund kontrate te Bayer Leverkusen dhe do të firmosë për 4 vite në Mynih.

Paga e tij neto do të jetë rreth 7 mln euro në vit, ndërkohë që bonusi i transferimit si lojtar me parametra zero do të jetë 15 mln euro.

The post 15 mln euro bonus, Bayern realizon transferimin e parë në merkaton e verës! appeared first on Telesport.