Pasi organizoi tri etapat e para të Xhiros së Italisë, këtë herë Shqipëria përgatitet për të organizuar Turin e 82-të Çiklistik. Ky është eventi më i rëndësishëm i sportit të biçikletës në vendin tonë.

Gjithsej do të zhvillohen 5 etapa dhe në total garuesit do të përshkojnë 763km. Ky turne do të nisë nga Tirana dhe do të prekë qytetet e Rrëshenit, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, Himarës dhe Fierit.

Sipas një informacioni të bërë publik nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, gjithsej do të jenë 96 garues, nga Shqipëria dhe bota, që përfaqësojnë 15 skuadra. Kjo pjesëmarrje pritet ta bëjë mjaft interesante turneun.

Turi Çiklistik 2025

26 maj, Tiranë-Rrëshen-Shkodër, 151km

27 maj, Shkodër-Elbasan, 188km

28 maj, Elbasan-Vlorë, 149km

29 maj, Vlorë-Himarë-Vlorë, 153km

30 maj, Vlorë-Fier, 122km

The post Pas Xhiros gjithçka gati për Turin e 82-të Çiklistik të Shqipërisë, ja detajet appeared first on Telesport.