Ministri i jashtëm i Turqisë ka hapur bisedimet në Stamboll mes Rusisë dhe Ukrainës, duke u kujtuar të dyja palëve se “e gjithë bota po vëzhgon”.
Hakan Fidan tha se beson që takimi i sotëm do të sjellë rezultate “konkrete”, duke i afruar të gjitha palët drejt paqes, shkruan skynews.
“Do të flasim gjithashtu për ndërmarrjen e një hapi tjetër që lidhet me shkëmbimin e të burgosurve të luftës”, tha Fidan.
“Dhe shpresojmë gjithashtu të diskutojmë përgatitjet për takimin e udhëheqësve”, shtoi ai.
“Zhvillimi i takimeve të frytshme dhe të shpeshta është i dobishëm për të dyja palët.”
Ndryshe, takimi zhvillohet me dyer të mbyllura.
The post “E gjithë bota po vëzhgon”, nisin bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi appeared first on Alsat.
