Tashmë ka marrë formë zyrtare; Simone Inzaghi është trajneri i ri i Al Hilal. Klubi saudit e prezantoi teknikun italian përmes rrjeteve sociale me pseudonimin “gjeniu italian”. Ish-trajneri i Interit ka firmosur kontratë deri në vitin 2027, me pagë prej 25 milionë euro neto në sezon.

Megjithatë, prezantimi nuk kaloi pa gafë. Në videon zyrtare, teksa kamera rrotullohet rreth Inzaghit, në një ekran televiziv dëgjohet komentimi i një goli nga Sandro Piccinini, por nuk është gol i Simone. Në fakt bëhet fjalë për gol të vëllait të tij Pippo, pikërisht goli i dytë në finalen e Champions League 2007, Milan-Liverpool.

Ndër “pëlqimet” në videon e prezantimit bie në sy ai i Sergej Milinkovic-Savic, i cili do ta ritakojë trajnerin e tij të dikurshëm (te Lazio) në Riad. Në një tjetër postim, Inzaghi prezantohet si “Kumbari” i ri i klubit.

Image

The post Al Hilal bën gafë me prezantimin e Inzaghit, ngatërron trajnerin e vet të ri appeared first on Telesport.