Opozita nga LSDM thotë se guvernatori i ri i Bankës Popullore, Trajko Slavevski është i shkëputur nga realiteti. Nga LSDM reaguan ndaj deklaratave të Sllaveskit, i cili në TV21 tha se “nuk është turp të bëni punë shtesë për pagë minimale”.

“Slavevski deklaroi se paga minimale nuk garanton jetë të denjë dhe se ‘nuk është turp të punosh dy-tri punë’. Kjo është hipokrizi nga një njeri që gjithë jetën ka qenë ulur në kolltuqe, ka marrë paga mbi 3000 euro dhe tani i mëson qytetarët se nuk duhet të presin më shumë – por të ndahen në tri fronte për të mbijetuar. Trajko Slavevski qartë nuk e kupton se jo të gjithë janë si ai. Jo të gjithë janë në paga shtetërore, jo të gjithë kanë lindur me funksione dhe lidhje me elitën. Populli që çdo ditë përballet me inflacionin, me ushqime të shtrenjta dhe me kosto në rritje, nuk mund të jetojë me këshillat e Slavevskit. Qytetarëve u duhen paga reale dhe mbrojtje nga grabitjet në markete. Rezistenca e Slavevskit ndaj ngrirjes së marzheve dhe çmimeve do të thotë një gjë: mbështetje për fitimet e zinxhirëve tregtarë, e jo për interesat e qytetarëve. Me deklarata të tilla, është e qartë se Trajko Slavevski do të jetë zëdhënës i shtresës së pasur që jeton në një realitet paralel. Maqedonia nuk guxon të ketë një guvernator që flet me nënçmim për ata që jetojnë me pagë minimale”, thonë nga LSDM.