Me një investim prej 11.7 milionë eurosh, u rikonstruktuan rruga Ohër – Shën Naum, me gjatësi prej 24.3 kilometra, duke përfshirë sanimin e plotë të shtresës së vozitjes, sinjalizim të ri, gardhe sigurie dhe zgjerim. Përveç kësaj, u realizuan ndërhyrje mbrojtëse në shtigjet e rrezikshme për të siguruar qëndrueshmëri dhe siguri në trafikun rrugor.

“Kjo rrugë nuk është vetëm një projekt infrastrukture, por edhe një konfirmim i vendosmërisë së Qeverisë për të ndërtuar me plan dhe vizion, pa shumë zhurmë, por me rezultate reale”, theksoi kryeministri Mickoski.