Njeriu i parë i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski bëri të ditur se lufta mes Izraelit dhe Iranit do të ndikojë në çmimin e naftës në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

“Eskalimi i konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Iranit tashmë po reflektohet në bursat botërore dhe efektet do të ndjehen edhe në Maqedoni”, tha Bislimovski.

Tutje Bislimovski bëri të ditur se këtë mengjes çmimet e naftës janë rritur për 6 deri në 7 dollarë, duke arritur deri në 78 dollarë për fuçi. Kjo është rritja e parë e këtill pas disa muajsh me çmime të qëndrueshme.

“Absolutisht do të ketë ndikime. Do të shohim se si do të reflektohet në ditët në vijim. Për javën e ardhshme nuk pres ndryshime drastike në vendimin për çmimet, por nëse trendi i çmimeve të larta vazhdon, do të ketë ndikim edhe në çmimet që paguajnë qytetarët në Maqedoni”, deklaroi Bislimovski.