LSDM ka reaguar pas promovimit të rrugës Ohër-Shën Naum, duke thënë se bëhet fjalë për një projekt të nisur nga qeveria e mëparshme e LSDM-së në gusht të vitit 2023. Sipas tyre, investimi prej 11,7 milionë euro për këtë rrugë është siguruar nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, ndërsa projekti ishte planifikuar, miratuar dhe kishte arritur në 50% realizim gjatë qeverisjes së LSDM-së. “E përshëndesim përfundimin e projektit, por deri kur pushteti aktual do të krenohet me projekte të LSDM-së?”, thuhet në reagim.
