Nëse Ferrari që garon në Formula 1 zhgënjen në pistë, një tjetër Ferrari dominon e fiton. Është ajo që mori pjesë dhe triumfoi në garën 24-orëshë të Le Mansh, një nga garat klasike të automobilizimit.
Makina italiane e pilotuar nga Robert Kubica, Yifei Ye dhe Philip Hanson fitoi për të tretin vit me radhë në klasiken 24-orëshe të Le Mansh. Çka tregon për dominimin e “kokëkuqes” në një garë që nisi pasditen e së shtunës dhe përfundoi pasditen e ditës së diel.
Në vendin e dytë u rendit makina Porsche Penske Motorsport e pilotëve Kévin Estre, Laurens Vanthoor dhe Matt Campbell. Në vendin e tretë një tjetër Ferrari, ajo e pilotuar nga Antonio Giovinazzi, James Calado dhe Alessandro Pier Guidi.
Një fundjavë pozitive për Antonello Coletta, arkitektin e këtij suksesi për “kokëkuqen”, i përfolur se mund të kalojë në krye të Ferrari në Formula 1. Grupi që bën diferencën: Soliditet dhe performancë, një ritëm vdekjeprurës për kundërshtarët për të vazhduar, ditë e natë.
Një triumf që ishte shuplakë e rëndë për Porsche dhe Cadillac. Jo vetëm kaq, por u shkatërruan ëndrrat e lavdisë edhe për Toyota, BMW dhe Alpine. Kundërshtarët munden, Ferrari fiton e fiton sërish në Le Mansh.
The post Ajo e F1 zhgënjen por një Ferrari tjetër dominon, “kokëkuqja” fiton për të tretin vit radhazi garën 24-orëshe të Le Mansh appeared first on Telesport.
