Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, transmeton TV21.
Lajmin e ka bërë të ditur MPJ e Turqisë, duke bërë të ditur se ky takim u realizua në kuadër të Samitit të sotëm të shefave të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) i cili u mbajt në Tiranë.
“Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan u prit nga Vjosa Osmani Sadriu, presidente e Republikës së Kosovës, në margjinat e Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Procein e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në Tiranë”, thuhet në njoftimin e MPJ të Turqisë.
