Grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut është larguar nga Tel Avivi në drejtim të Egjiptit, konfirmon Ministria për Punë të Jashtme. Tetë persona – katër fëmijë dhe katër të rritur – do të arrijnë në Sharm El Sheik, prej nga do të kthehen në vend me avion të Qeverisë.

Evakuimi vjen pas kërkesave për ndihmë nga gjithsej 28 shtetas të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në zonat e konfliktit në Izrael. Sipas MPJ-së, grupi i dytë do të evakuohet sapo të vendoset linja e rregullt ajrore nga Tel Avivi. Ndërkohë, mbeten aktivë numrat e kontaktit në Ministrinë e Jashtme dhe në ambasadën në Izrael.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë drejt Izraelit dhe Iranit./TV21