Përleshje fizike në seancën e Këshillit të Komunës së Koçanit

Përleshje fizike ndodhi në seancën e 65-të të sotme të Këshillit të Komunës së Koçanit, pasi më parë shpërtheu një debat verbal mes këshilltarit Aki Akiov dhe koordinatorit të grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE, Mirçe Stojkov.

Aki Akiov, këshilltar dhe përkrahës i LSDM-së, sulmoi një këshilltar gjatë seancës së sotme.
Debati mes anëtarëve të Këshillit eskaloi deri në pikën e përplasjeve të drejtpërdrejta verbale dhe fizike.