Në Shkup sot, drejtuesit e operatorëve të transmetimit të energjisë elektrike të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, doc. dr. Burim Latifi nga MEPSO dhe Shaban Neziri nga KOSTT, nënshkruan memorandum bashkëpunimi për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike.
“Memorandumi vë theks të veçantë në projektin strategjik për ndërtimin e një linje të re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV nga Tetova deri në Prizren, i cili është në përputhje me objektivat e BE-së për tranzicionin energjetik deri në vitin 2050 dhe është nominuar si kandidat për rritjen e kapaciteteve transmetuese përmes platformës evropiane të planifikimit të ENTSO-E”, thonë nga MEPSO.

The post MEPSO dhe KOSTT nënshkruan memorandum për bashkëpunim për ndërtimin e interkoneksionit të ri Tetovë–Prizren appeared first on Alsat.