Më 19 qershor filloi në Pekin aktiviteti i shkëmbimeve njerëzore dhe ekspozita artistike për kremtimin e 55-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kinës dhe Italisë. Aktiviteti me temë “Nga Pekini deri në Romë” organizohet nga CMG.

Ekspozita speciale u përurua bashkërisht nga Drejtori i CMG-së, Shen Haixiong, Ambasadori i Italisë në Kinë, Massimo Ambrosetti, Drejtori i Muzeut Kombëtar të Artit të Kinës, Wu Weishan, artistë të ftuar dhe trashëgimtarë të trashëgimive kulturore jomateriale.

CMG në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të Italisë, Muzeun Italian të Qytetërimit Njerëzor, Akademinë e Arteve të Bukura të Romës, Federatën Italiane të Futbollit dhe Këshillin e qarkut Lazio, drejtuan ftesën për pjesëmarrje për artistët nga të dyja vendet, me qëllimin për të promovuar shkëmbimet njerëzore midis Kinës dhe Italisë.
Së shpejti CMG do të zhvillojë aktivitetin “Ndriçimi i përbashkët i dritave dhe videove – Përhapja e përbashkët e bukurive” për të festuar 55-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Itali, ku do të përfshihen qytetërimet dhe historitë e gjata, si edhe arritjet e mrekullueshme artistike të Kinës dhe Italisë. Synimi është për të nxitur shkëmbimet mes qytetërimeve dhe kulturave të ndryshme, si edhe për të shtuar ndërnjohjet dhe emocionet mes popujve. Dëshirojmë të shprehim falënderimet dhe urimet tona të përzemërta ndaj CMG-së, për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e dialogut kulturor, çka tregon sërish vendosmërinë për të nxitur integrimin mes sportit dhe kulturës.

Në Olimpiadën Dimërore që do të zhvillohet në Itali në vitin 2026, CMG do të dërgojë një ekip të madh për transmetimin e Lojrave, duke shënuar kapitullin e dalluar “Nga Pekini deri në Milano” me nivelin më të lartë të prodhimit dhe transmetimit botëror.
Siç mësohet, në këtë aktivitet tematik do të ftohen 65 artistë dhe 50 trashëgimtarë të trashëgimive kulturore jomateriale. Gjithashtu do të ekspozohen mbi 200 vepra cilësore. Aktiviteti do të zhvillohet në fund të qershorit 2025 në “Accademia Nazionale dei Lincei” të Italisë.
