Barcelona ka filluar të planifikojë lëvizjet e saj në mbrojtje për afatin mesatar, dhe një nga emrat që po fiton gjithnjë e më shumë peshë në zyrat e klubit është ai i Marc Guéhi. Qendërmbrojtësi i Kristal Pallasit, titullar i rregullt me kombëtaren angleze, është në radarët e Blaugranave si një opsion strategjik për vitin e ardhshëm, kur kontrata e tij mund të hyjë në fazën përfundimtare, gjë që do të lehtësonte largimin e tij. Edhe pse klubi katalanas sapo ka firmosur me portierin Joan García dhe është i fokusuar në mbylljen e marrëveshjes për Niko Uilliams, nuk po e humbet nga vëmendja as repartin e mbrojtjes.
Guéhi, 24 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë falë qëndrueshmërisë së tij, leximit taktik të lojës dhe aftësisë për të ndërtuar nga prapavija.
Në Premier Ligë, si Liverpulli ashtu edhe Njuaskëll kanë shfaqur interes, edhe pse Kristal Pallas kërkon shifra shumë të larta për ta lejuar të kalojë te një rival direkt.
Mbrojtësi britanik përfaqëson një mundësi interesante në treg që përputhet me politikën e transferimeve të klubit, e fokusuar më shumë te planifikimi dhe talentet e reja sesa te shpenzimet e menjëhershme.
The post Barcelona kërkon yllin e mbrojtjes të Kristall Pallasit appeared first on Alsat.
