Real Madridi thuhet se po përgatit një lëvizje për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Liverpullit, Ibrahima Konate, këtë verë sipas “Caught Offside”. 26-vjeçari ka refuzuar një ofertë të re kontrate nga Liverpooli, pasi është ndjerë i zhgënjyer me propozimin që favorizonte bonuset mbi pagën bazë.

Konate ka kontratë deri në vitin 2026, por situata e fundit ka nxitur frikën e një skenari të ngjashëm me largimin e Trent Aleksander-Arnold. Roli i tij i rëndësishëm në suksesin e Liverpullit sezonin e kaluar, ku ishte titullar në 28 ndeshje të Premier Ligës, e bën atë një objektiv kryesor për Realin.

Liverpulli i dëshiron të shmangë humbjen e tij pa përfituar financiarisht, por negociatat për kontratën e re janë bllokuar. Reali pritet të monitorojë nga afër zhvillimet dhe mund të lëvizë sapo të hapet afati kalimtar veror.

The post Refuzon kontratën e re të Liverpulit, alarmohet Real Madridi appeared first on Alsat.