Me llogaridhënien për 1 vit qeverisje, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev prezantoi rezultatet kyçe, duke thënë se kanë vendosur themelet e kulturës së re të qeverisjes. Theksoi se kjo ministri do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe nuk do të ketë vend për punësime partiake.

“Formimi i Ministrisë së Administratës Publike nuk ishte një hap burokratik. Ishte një mesazh politik. Një mesazh se nuk ka më vend për punësime partiake, për institucione jofunksionale, për marrëveshje të fshehta dhe harresë. Mesazhi është që Administrata Publike është në shërbim për qytetarët, jo zonë e mbrojtur për individ të privilegjuar. Mesazh që Maqedonia është e vendosur të bëhet shtet modern europian dhe se kjo nuk mund të arrihet me zakone të vjetra, por me kulturë të re të qeverisjes”, deklaroi Goran Minçev – ministër i Administratës Publike.