Skuadra e Lakers ka gjetur lojtarin qendër që mezi e prisnin. Ekipi kalifornian ka fituar garën për Deandre Ayton, i cili disi çuditërisht u bë agjent i lirë të dielën në mbrëmje. Basketbollisti do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare prej 16.6 milionë dollarësh me ekipin e LeBron, i cili ka nevojë për për forcë në lojën nën tabelë.
Lakers do të jenë në gjendje të mbështeten në zgjedhjen e parë të “draft” të vitit 2017. Ish-lojtari i Portland vjen nga një vit jo i shkëlqyer: Ai ka luajtur vetëm 40 ndeshje, duke realizuar mesatarisht 14.4 pikë dhe 10.2 rebound për ndeshje.
Për Ayton, i cili do të mbushë 27 vjeç më 23 korrik, ky është një moment i rëndësishëm, si dhe një mundësi e shkëlqyer për të bërë një ndryshim vendimtar në një karrierë me luhatje. Ai ka shansin të ndihmojë LeBron dhe Doncic për të fituar titullin kampion në NBA.
The post Lakers realizojnë goditjen surprizë në merkato, vjen shtatlarti i shumëpritur për të synuar titullin appeared first on Telesport.
