Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi e dënoi paralajmërimin e kryeministrit Mickoski se Qeveria po shqyrton vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar. Nga rrjeti thonë se ky është kërcënim për të drejtat themelore të njeriut dhe për parimet e barazisë dhe lirisë. Shtojnë se stili i jetesës nuk mund të jetë bazë për taksim dhe se në një shtet demokratik e bashkëkohor, martesa duhet të jetë një zgjedhje e lirë, e jo një detyrim tatimor. Rrjeti vlerëson se një paralajmërim apo masë e tillë jo vetëm që është regresive, por edhe diskriminuese, pasi sipas tyre, “Shkel të drejtat e njeriut, përkatësisht të drejtën e zgjedhjes, të drejtën për jetë private dhe familjare, si dhe të drejtën për planifikimin e familjes, stilin e jetesës, statusin familjar dhe të ardhmen”./TV21
