“Këtu në fshatin Toplicë të Komunës së Vrapçishtit, policia ka privuar nga liria 52-vjeçarin M.M., person me gjendje të rënduar mendore, nën dyshimin se ka sulmuar me mjete të mprehta bashkëshorten e tij 42-vjeçare. Sipas informacioneve jozyrtare, gruas i janë thyer brinjët dhe është shpuar apo lënduar me pirun në disa pjesë të trupit, ndaj, për shkak të lëndimeve të rënda trupore, është dërguar në Spitalin e Gostivarit dhe më pas në Klinikën e Shkupit. Gjatë arrestimit, i dyshuari ka sulmuar edhe një zyrtar policor dhe më pas është dërguar në Spitalin Psikiatrik në Shkup. Për këtë rast është njoftuar edhe prokuroria dhe pritet kallëzim penal ndaj të njëjtit”, tha Senat Zylbeari, gazetar.
Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se personi tashmë është privuar nga liria, ndërsa konfirmojnë se gjatë ndërhyrjes është sulmuar dhe lënduar edhe një zyrtar policor.
“Më 27.11.2026, në orën 14:10, në një fshat të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë në Gallatë e kanë privuar nga liria personin M.M. (52) nga ky fshat, person me shëndet të rënduar mendor. Më herët, babai i tij ka denoncuar se rreth orës 12:30, në shtëpinë familjare, ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 42-vjeçare, duke përdorur një mjet të mprehtë dhe duke i shkaktuar lëndime. Pasi i është ofruar ndihmë në Spitalin e Gostivarit, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, gruaja pa ndjenja është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për mjekim. Gjithashtu, gjatë privimit nga liria, ai ka bërë rezistencë dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë, duke lënduar njërin prej tyre. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa M.M. është shoqëruar në Spitalin Psikiatrik – Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal”, tha SPB Tetovë
Nëse ndaj 52-vjeçarit M.M. do të caktohet masa e paraburgimit apo ai do të vazhdojë trajtimin e detyrueshëm në Spitalin Psikiatrik, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e prokurorisë.
