Kuvendi sërish para fillimit të seancës së re të 63-të kaloi në pauzë prej një ore me kërkesë të partisë E Majta (Levica), gjë që shkaktoi reagim nga koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikola Mickoski, i cili tha se puna e pleniumit po vonohet me qëllim, sepse partia opozitare nuk po merr përgjigje nga shërbimi kuvendor për një pyetje.

Mickoski theksoi se sot, gjithashtu, në një seancë tjetër është në rend dite edhe Propozimi për ligjin për lëshimin e vauçerëve me vlerë, sipas një procedure të shkurtuar, me ç’rast do të mundësohen vauçerë për 55.000 studentë.

Ai shtoi se në rendin e ditës të kësaj seance janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me ç’rast do të mundësohet një rritje lineare e pensioneve, dhe kështu në nivel vjetor buxheti i dy pensionistëve në një familje do të ishte më i madh për 3.000 euro.

Deputeti Borislav Krmov nga E Majta, i cili kërkoi një orë shtyrje për shkak se shërbimet kuvendore nuk po i përgjigjen kërkesës së koleges së tyre Jovana Mojsoska për shpenzimet e udhëtimit, tha se Mickoski e ka keqpërdorur vërejtjen procedurale për qëllime politike.

Në Kuvend sot është caktuar një seancë e re – e 63-ta – dhe vazhdimet e dy seancave të tjera.

The post Rritja lineare e pensioneve para deputetëve, fillimi i seancës u shty për në mesditë Ask ChatGPT appeared first on Alsat.